Të hënën mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë pritet ta mbajnë mbledhjen e radhës te përbashkët.
Kjo mbledhje do të mbahet të hënën në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra e kryeministrit të Kosovës.
Se cilat marrëveshje do të nënshkruhen nuk është bërë e ditur nga institucionet.
Në mbledhjen e kaluar në mes të dy qeverive shqiptare të mbajtur në Elbasan, janë nënshkruar 13 marrëveshje.
Në këto marrëveshje janë përfshirë, lehtësimi i procedurës për marrjen e leje-qëndrimit, rregullimi i regjimit të trafikut lokal të kufirit, hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Kukësit dhe Dragashit, lehtësira në procedura doganore dhe kontroll të mallrave, kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Kosovës dhe Shqipërisë, njohja e diplomave etj.
Po ashtu është paralajmëruar edhe Abetarja e unifikuar e cila pritet të është e gatshme këtë vit.
Kjo mbledhje po mbahet pak ditë pasi vendet e rajonit u takuan për nismën e Ballaknit të Hapur, në të cilën Kosova po refuzon të marrë pjesë.
Këtë nismë e kanë nisur Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Nisma, që fillimisht është quajtur “Mini-Shengen” e cila parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis të tria vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të pasur “Ballkan të Hapur” është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës./Shqip.com