Të gjithë flasin për ndarje, Sara dëgjon këngën e Ledrit
Publikuar:
(21.12.2023 22:30:13)

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë çifti më i komentuar i muajve të fundit.
Kur të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, dy protagonistët vijojnë të heshtin.
Por gjithsesi, çdo detaji shikohet me lupë.
Para disa ditësh, ata ishin së bashku pasi festuan ditëlindjen e Poem.
Ndonëse në foto nuk u shfaqën të tre askund, të paktën publikisht, në rrjetet sociale u publikuan momente të ndryshme që i tregonin të dy të pranishëm.
Tani, një veprim i vëllait të Sarës ka tërhequr sërish vëmendje.
Ai ka postuar një video në Snapchat duke dëgjuar një këngë të Ledrit, “Mrena” në bashkëpunim me Lumi B.
/Shqip.com