Të gjitha vendimet që u miratuan në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të enjten mbledhjen e radhës, të 148-tën me radhë, në të cilën ka miratuar disa vendime.
– Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 24 maj 2023, jep mendim lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-005 për tatimin në Pronën e Paluajtshme”. Sipas tij, Qeveria i përgjigjet negativisht kërkesës së deputetëve të Kuvendit.
– Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me Kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 14 qershor 2023, jep mendim pozitiv lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-128. Zyrtarët Publikë”.
– Projektligjin për Artin dhe Kulturën.
– Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.
– Projektligjin për Administrimin e Ndërtesave dhe Lagjeve të Banimit në Bashkëpronësi.
– Projektligjin për Performancën Energjetike të Ndërtesave.
– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.
– Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/037 për Metrologji.
– Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023.
– Themelimin e Zyrës për Kontrollimin dhe Harmonizimin Gjuhësor, brenda Zyrës së Kryeministrit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.
– Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.15/158 të datës 29 nëntor 2013, për ndryshimin e kushteve të hyrjes dhe Regjimit të Vizave për të Huajt në Republikën e Kosovës. Sipas këtij ndryshim-plotësimi, shteti i Singaporit i shtohet listës së shteteve, shtetasit e të cilit lirohen nga regjimi i vizave për hyrje, tranzit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë, për një periudhë gjashtë mujore, prej datës së hyrjes së parë.
- Vendimin për themelimin e Bordit Këshillues për themelimin e Shkollës Kombëtare të Administratës së Kosovës.
Bordi Këshillues përbëhet nga anëtarët si në vijim:
Mr. Bardhyl Dobra, Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryesues;
Prof. Dr. Wolfgang Drechsler – Harvard University/University College London/Tallinn Technology University, Gjermani;
Prof. Dr. Alketa Peci – Fundacao Getulio Vargas, Shqipëri/Brazil;
Assoc. Prof. Dr. Besnik Pula, Virginia Tech, Kosovë/SHBA;
Prof. Dr. Michel de Vries – Radboud University, Holandë;
Prof. Dr. Hiroko Shimada Logie – University of Kyoto/ ish-drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Shërbimit Civil, Japoni;
Dr. Anneli Temmes – ish-Drejtoreshë Ekzekutive e HAUS Finnish Institute of Public Management, Finlandë;
Prof. Dr. Andrew Massey – King’s College, Britani e Madhe;
Prof. Dr. Eko Prasojo – Univesitas Indonesia dhe ish-Ministër i Administratës Publike, Indonezi;
Prof. Dr. Arben Hajrullahu, Universitet i Prishtinës –Hasan Prishtina, Kosovë;
Dr. Julien Theron – Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik (INSP), Francë.
/Shqip.com