Lajme

Të enjten në Kuvend shqyrtohen të gjeturat e Raportit për Kosovën

Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese
Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri theksoi se me kërkesë të opozitës të enjten do të diskutohet në seancë parlamentare Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se është e rëndësishme që Kuvendi të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky raport i KE-së.

Deputeti i AAK-së foli edhe për sigurinë në Kosovë dhe Ballkan. Ai tha se paqja e qëndrueshme për Ballkanin perëndimor lidhet drejt me Kosovën në NATO.

Duke folur për dialogun dhe transparencën e kryeministrit Albin Kurti, Tahiri tha se fatkeqësisht Kuvendi është i injoruar dhe në terr informativ. /KP

/Shqip.com