Të diplomuarit në Fakultetin e Edukimit do t’i nënshtrohen provimit për licencë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marr pjesë në prezantimin e pakos ligjore “Sistemi i licencimit dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve”.
Ministrja Nagavci tha se me këtë pako të udhëzimeve do të i’u mundësohet që të ketë një vlerësim meritrokatik të performacës së mësimdhënësve e po ashtu edhe avancimin e tyre në karrierë.
Ajo tha se vlerësimi i performacës do të jetë i vazhdueshëm si dhe me këtë pako parashihet edhe provimi shtetëror i të sapo diplomuarve të Fakultetit të Edukimit.
Rektori i Fakultetit të Edukimit Blerim Saqipi tha se vitet e fundit në këtë Fakultet ka rënë interesimi i të rinjve që të studiojnë për mësimdhënie.
Ai tha se kjo iniciativë e Ministrisë, nëse do të implementohet do të jetë një imput për zhvillimin e mësimdhënies.
Selim Mehmeti nga Instituti Pedagogjik, tha se e rëndësishme është kthimi i besimit, sipas tij, në këtë iniciativë duhet që të përcaktohet qartë roli i komunave.
“Ne kemi pasur një humbje të besimit për vite më radhë dhe na duhet që të fitojmë besimin. Po ashtu duhet të përcaktohet qartë roli i komunës në këtë proces”, tha ai.
/Shqip.com