Tayna tregon datën e lansimit të “OFG”

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna ka deklaruar se tashmë ka gati këngën e saj më të re.
Kënga është pjesë e albumit të saj të parë që pritët të lansohet shumë shpejt data e të cilit ende nuk është zbuluar për publikun.
Kënga mban titullin “OFG” dhe do të jetë e vizuelizuar edhe me videoklip, ndërsa reperja së fundmi përmes një imazhi ka zbuluar se do të lansohet më 14 dhjetor.
“14.12”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe kënga e fundit nga Tayn i dedikohet të gjitha grave që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare, të cilat reperja i përmend një nga një.
Tayna, hyrjen e këngës e ka realizuar me tekstin e këngës së njohur “Bareshat”, të cilën më vonë e ka gërshetuar me rep.
Kënga është pritur mjaftë mirë dhe deri më tani numëron një milionë klikime në platformën Youtube./SHQIP.com