Tayna surprizon një fans në koncert
Publikuar:
(23.03.2022 10:01:56)

Koncertet për Taynën nuk kanë të ndalur.
Kjo pasi ajo është duke përformuar pothuajse çdo natë në klube të Kosovës dhe jashtë saj.
Së fundmi në një koncert reperja ka surprizuar me veprimin ndaj një fansi.Një fans i Taynës ka publikuar një video në TikTok ku shkruan “Po flirtoja me Taynën dhe ajo këndoi një këngë për mua”.
Në video dëgjohet duke i thënë: “Më e mira je me rob shpie”. Por nuk ka vonuar dhe përgjigja e reperes: “Edhe ti më i miri je me rob shpie”.
Kujtojmë që Tayna është treguar shumë e rezervuar sa i përket jetës private dhe nuk dihet nëse është në një lidhje apo jo.
https://streamable.com/1uw2si
Madje këngëtarja deri më tani nuk ka deklaruar asnjë lidhje që ka pasur duke mbajtur privatësi të lartë./SHQIP.com