Rozë

Tayna shfaqet pa të brendshme rrugëve të Monakos

Rep artistja Tayna vazhdon të marrë vëmendje me lëvizjet e saj.

Ajo po korr mjaft sukses me projektet muzikore ku secili pëlqehet më shumë se tjetri.

Krahas angazhimeve me projekte muzikore dhe koncerte të shumta ajo është tejet aktive edhe në rrjete sociale.

Nuk mungojnë imazhet e shumta që ajo ndanë me ndjekësit e saj, e së fundmi ka postuar disa imazhe nga Monaco.

Duke theksuar format e saj seksi e veshur e tëra në ngjyrë rozë, me bluzë të zbërthyer të kombinuar me pantallona të shkurtër, çantë dhe syze dielli, duket në formë të mrekullueshme.

Ajo pranoi komente të bukura nga fansat të cilët i gëzohen çdo suksesi të rep artistes.

Përndryshe, projekti muzikor i fundit nga Tayna është bashkëpunimi me Marin me titull “Alpha & Omega”.