Rozë

Tayna publikon këngë për festën kombëtare të flamurit

Reperja, Tayna

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Menaxheri i saj, Rinor Hykolli në një prononcim për SHQIP.com ka thënë së kënga e re titullohet “Heroina” dhe do të lansohet me 28 nëntor.

“Kënga është patriotike dhe do të lansohet më 28 nëntor”, ka deklaruar ai.

Tayna dhe Rinor Hykolli

Kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të saj, i cili pritet të lansohet shumë shpejtë.

Ndryshe kënga e fundit e Taynës është bashkëpunimi më reperin, Ledri Vula.

Kënga titullohet “Hala” dhe që dy javë nga lansimi numëron mbi 5.8 milionë klikime në platformën “Youtube”./SHQIP.com