Tayna me festë madhështore për ditëlindje

Tayna padyshim që është njëra ndër këngëtarët më të komentuara të momentit.
Ajo është në qendër të vëmendjes pothuajse për çdo lëvizje që bënë, e këtë duket që është duke dashur që të vazhdojë.
Shqip.com nga burime të afërta me Taynën ka kuptuar se ajo do të organizojë një festë madhështore për ditëlindjen e saj në hotel ‘Sirius’ në Prishtinë.

Festa do të organizohet me datën 14 ku edhe do të bëhet promovimi i këngës së saj më të re të titulluar “OFG”.
Ndryshe kënga e fundit nga Tayna i dedikohet të gjitha grave që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare, të cilat reperja i përmend një nga një.
Tayna, hyrjen e këngës e ka realizuar me tekstin e këngës së njohur “Bareshat”, të cilën më vonë e ka gërshetuar me rep./SHQIP.com
https://www.youtube.com/watch?v=PXV5Ex_wFiE