Rozë

Tayna bombardohet nga komentet negative për këngën e re

Rperja, Tayna

Sezona verore si duket është mjaftë e ngarkuar për artistët shqiptare, e tillë duket që po është edhe për reperen nga Prizreni, Tayna.

Ajo të premten ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor i cili mban titullin “Taka”.

Mirëpo siç duket ky projekt  nuk po pëlqehet nga audienca, pasi vetëm pak minuta pas publikimit të këngës ajo është bombarduar nga komentet negative.

Sun rrin me mu nëse nuk kom interes” është vetëm një frazë që bie në vesh nga krejt pjesa tjetër e këngës ku për 2 minuta e 52 sekonda fjala “taka” përmendet shumë herë, duke u bë monotoni për dëgjuesin.

Se kënga nuk po pëlqehet e thonë vet komentuesit të cilët në shumë raste ia kanë përmendur fillimet e karrierës kur emri i saj përmendej vetëm për hite.

Një komentues tjetër ka shkruar “ i kërkojë falje vetës që i harxhova 2 minuta të jetës”.

Ndërsa në anën tjetër kënga vetëm një ditë nga lansimi kënga ka marrë afro 500 mijë klikime.

Por këto klikime janë shumë pak në krahasim të asaj çka jemi mësuar të shohim nga reperja./SHQIP.com