Kulturë

Taylor Swift, e para që i rrëmben pozitat e para të toplistës “Billboard”

Taylor Swift

Taylor Swift bëhet artistja e parë që arrijnë të marrë dhjetë pozitat e para të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, me këngët e albumit të saj të ri, “Midnights”.

Swift ia kalon Drake, i cili regjistroi nëntë nga 10 më të mirat për një javë në shtator të vitit 2021.

“Dhjetë këngë në dhjetë pozitat e para të toplisës së 100 këngëve më të mira. Dhe atë nga albumi im i dhjetë i incizuar në studio. Jam e mahnitur”, shkroi Swift në Twitter.

Albumi i ri i Taylorit u publikua më 21 tetor, dhe i përmban 13 këngë.

/Shqip.com