Talibanët djegin instrumente muzikore, i konsiderojnë ‘imorale’

Talibanët kanë djegur instrumente muzikore në Afganistan, duke pretenduar se muzika është “imorale”.
Pajisjet muzikore me vlerë mijëra dollarë u hodhën në flakë në provincën perëndimore të Heratit.
Që nga marrja e pushtetit në vitin 2021, talebanët kanë vendosur kufizime të shumta, duke përfshirë luajtjen e muzikës në publik.
Ahmad Sarmast, themeluesi i Institutit Kombëtar të Muzikës në Afganistan, i krahasoi veprimet e tyre me “gjenocid kulturor dhe vandalizëm muzikor”.
“Popullit të Afganistanit i është mohuar liria artistike… Djegia e instrumenteve muzikore në Herat është vetëm një shembull i vogël i gjenocidit kulturor që po ndodh në Afganistan nën udhëheqjen e talebanëve,” tha Dr Sarmast për BBC.
Të gjitha format e muzikës u ndaluan nga tubimet shoqërore, TV dhe radio, ndërsa talebanët ishin në pushtet në Afganistan nga mesi i viteve ’90 deri në 2001.
/Shqip.com