Talebanët janë duke hyrë në Kabul nga të gjitha anët
Publikuar:
(15.08.2021 10:15:28)

Talebanët janë duke hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul nëpër të gjitha anët.
Mediat ndërkombëtare po raportojnë për një përparim të talibanëve në marrjen në kontroll të të gjithë vendit.
Talebanët militantë kishin marrë më parë edhe qytetin e Jalalabad në Afganistanin lindor.
Po ashtu kryeqytetin krahinor i Nangarhar që pushtua nga grupi pa luftë, konfirmuan të dielën dy këshilltarë krahinorë dhe një banor i agjencisë gjermane të shtypit.
Kështu qeveria humbi qytetin e parafundit të madh në vend.
Vetëm mbrëmjen e së shtunës talebanët morën qytetin e rëndësishëm Mazar-i-Sharif në veri pak a shumë pa luftë. /Shqip.com