Takohen Kurti-Lajçak
Publikuar:
(13.10.2022 09:42:49)

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Nuk dihet nësë të dy do të flasim në një konferencë për media pas takimit.
Lajçak vizitën e fundit në Kosovë e zhvilloi gjatë muajit shtator. Këtë muaj pritet që në Bruksel të zhvillohet takimi i rradhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Dy ditë më parë Kurti zhvilloi bisede telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Temë e bisedimeve kanë qenë raportet e Kosovës dhe Serbisë.
/Shqip.com