Takohen ish-presidenti i Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
Publikuar:
(03.04.2022 14:38:34)

Tre ish-presidentët e Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë janë bërë bashkë sot.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka publikuar një fotografi gjatë takimit me ish-presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun dhe atë të Kroacisë, Stjepan Mesiç.
“Nje takim me miq te vjetër! Me ish Presidentin e Kroacise, mikun e çmuar te shqiptareve Shtipe Mesiç dhe ish Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Berisha tha se disktuan për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe rajon, për të cilat shtoi se “patëm mirëkuptim të plotë”./Shqip.com