Lajme

Takimi Kurti – Vuçiq, VV e AAK s’presin rezultate

Takimi i Brukselit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq i ndërmjetësuar nga BE-ja - REUTERS/Johanna Geron/File Photo
Takimi i Brukselit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq i ndërmjetësuar nga BE-ja - REUTERS/Johanna Geron/File Photo

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk presin rezultate nga takimi i së mërkurës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Hyseni-Kryeziu, ka thënë për Ekonomia Online se arsyeja e mungesës së suksesit varet nga qasja e Serbisë ndaj Kosovës.

“Nuk është që pres diçka ndryshe prej asaj që ka ndodhur gjatë takimeve që kanë ndodhur në të kaluara në mes të përfaqësuesve të shteteve, sepse arsyeja pse pritshmëritë nuk janë të larta është për faktin që kemi të njëjtën mendësi dhe të ndjenjën qasje të shtetit të Serbisë, ku edhe këtë herë do të përfaqësojnë në këtë takim. Nëse do të prisnim diçka është nëse do të ndryshonte kjo mendësi edhe nëse Serbia do të jepte sinjale që ka ndërruar qasje sa i përket procesit të dialogut dhe nëse është e gatshme që të pranoj marrëveshjen bazike dhe të shkoj tutje në këtë proces. por me që kemi të bëjmë me emra të rijnë në qeverinë e Serbisë por me mendësinë e vjetër besoj që do të vazhdojnë prapë në të njëjtën mënyrë se si kanë vazhduar deri më tani”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Tutje, ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të marrë masa ndaj Serbisë pasi sipas saj, qasja e saj është e pa tolerueshme.

“Bashkimi Evropian në këtë rast duhet të marrë masa sepse besoj që tani është pa tolerueshme që ata pafundësisht po e pranojnë këtë qasje të Serbisë dhe po e tolerojnë këtë , e cila në vazhdimësi e ka dëmtuar procesin e dialogut dhe nuk ka krijuar asnjëherë hapësira që palët të shkojnë drejtë një rezultati konkret i cili do t’i kishte shërby të dy proceseve. Ne do të jemi të gatshëm që të dialogojmë në kuadër të procesit dhe dialogut por meqenëse kemi të bëjmë me një palë që nuk e ka pranuar marrëveshjen bazike e ka shkelur pafundësisht dhe kanë thënë se nuk janë të gatshëm, dhe nuk pres se do të ketë ndonjë rezultat, sigurisht se do të qasën dialogun njëjte edhe këtë mënyrë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, për të pasur rezultat pozitiv për Kosovën, duhet që Serbia ka ndërroj qasje ndaj dialogut.

“Varet krejt nga Bashkimi Evropian se sa do të mbajë qëndrim në mes palëve dhe se sa do të krijohet hapësirë për Serbinë që të insistojë që të ngritën për diskutim në kuadër të procesit çështjet që i interesojnë vetëm atyre. Nuk besoj që do të ketë rezultat konkret. Përderisa një dokument i tillë nuk pranohet prej Serbisë nuk e di se si ne mund të kapërcejmë në çështje të tjera, ku në fakte krejtësisht janë të përcaktuar pikërisht në këtë dokument bazik. Ne kemi thënë se e pranuar dhe jemi të gatshëm për nënshkrim dhe ta implementojnë anëtarësinë e saj. Por Serbia e ka hedhur atë poshtë dhe nuk ka marrë asgjë përsipër asnjë obligim dhe nëse kanë të njëjtën qasje nuk shoh se do të ketë rezultate konkrete”, deklaroi Kryeziu-Hyseni.

Megjithëkëtë, Kryeziu-Hyseni theksoi se masat ndëshkuese të BE-së, ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqeshin prej kohësh.

“Ato na janë vënë padrejtësisht është dashur që të hiqen tashmë prej kohësh, padrejtësia që i është bërë është fakti që kanë vazhduar që të na mbajnë në masa edhe pse ka kaluar një vit e aq më tepër jemi në masa edhe pas asaj që ka ndodhur në shtator në Banjsk, janë disa veprime që tregojnë qasje të padrejtë nga ana e Bashkimi Evropian”, u shpreh ajo.

Kurse deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se kryeministri Kurti po shkon për tu takuar por jo për tu dakorduar.

“Po më duhet se janë shkuar për tu takuar për të thënë se janë takuar dhe për të mos u dakorduar për asgjë. Sepse caktimi i një date krejt papritur pa e bërë publike agjendën se çka do të diskutohet jemi në amulli edhe ne si deputetë. Kurti e ka obligim ta bëjë zyrtare agjendën e takimit, po ashtu pas kthimit të raportojë në Kuvendin e Kosovës, se çka është dialoguar atje. Le që po shkojnë në dialog por po na sjellin koncesione njëjtë sikurse e kanë pranuar komplet marrëveshjen. E kanë pranuar edhe draft-statusin, kurse tani po e refuzojnë në fakt kanë qenë ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian që kanë treguar se janë dakorduar. Është drafti më i keq i mundshëm, Kosova nuk duhet të bëjë koncesione”, ka thënë Kadriaj.

Ajo ka thënë se vet Qeveria ka pranuar se ekziston një konsensus për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Kam pyetur Bislimin (zëvendëskryeministrin) për heqjen e masave që janë vendos nga BE-ja, se a po kërkohet koncesion dhe ai ka pranuar se po. Po dihet se cili është koncesioni, këta duhet të jenë të vëmendshëm se çka pranohet dhe se çka po diskutojnë dhe të mos e dëmtojnë Kosovës. Për ‘Zajednicën’ e tyre të famshme kanë protestuar, janë vrarë edhe njerëz për kauzat e tyre dhe tani pranohet pa asnjë dilemë. Këta po zhvillojnë një dialog pa parime sepse është dashur me u formuar një konsensus ndër praktikat e të gjithëve edhe shoqërisë civile dhe me ditë me u qit piakt se çka duhet të respektohet. Njëjtë siç ndodhi për tokat e Manastirit të Deçanit që i dhuroi për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe ne nuk jemi pjesë e tyre”, shtoi Kadrijaj.

Ky takim është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Petër Stano, megjithëkëtë ende nuk janë dhënë detaje rreth agjendës të takimin trepalësh.

Po ashtu pritet që së shpejti të publikohet vendimi përfundimtar i BE-së, lidhur me masat ndaj Kosovës.

Pasi që vendet anëtare janë pajtuar që t’i hiqen gradualisht masat Kosovës.

/Shqip.com