Lajme

Takimi Kurti-Lajçak, zyra e kryeministrit jep detaje nga takimi

Sot gjatë ditës i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka qëndruar për vizitë në Kosovë ku ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

E nga zyra e kryeministrisë kanë dhënë detaje lidhur me takimi midis Kurtit dhe Lajçak.

“Gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet fillimisht në njoftim

Po ashtu është bërë e ditur se Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

Lexo edhe:
Përfundon takimi Kurti- Lajçak, ky i fundit habitet me deklaratat e presidentit të Serbisë

“U bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan z. Lajčák për angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë process”, thuhet më tutje në njoftim.

Foto nga takimi

E pas takimit Lajçak në një prononcim për media është shprehur se nuk është e rëndësishme të flasim për detaje.

“Është e rëndësishme të diskutojmë dy gjëra, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe problemet e tanishme, për tu siguruar që këto nuk do të ndalojnë rrugën” ka thënë Lajçak.

Po ashtu Lajçak ka thënë se nuk ka ndonjë kornizë të re për dialogun dhe se takimi me Vuçiq pritet të ndodh javën tjetër në New York. /Shqip.com