Lajme

Përfundon takimi Kurti- Lajçak, ky i fundit habitet me deklaratat e presidentit të Serbisë

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Sot gjatë ditës i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka qëndruar për vizitë në Kosovë ku ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

E pas takimit Lajçak në një prononcim për media është shprehur se nuk është e rëndësishme të flasim për detaje.

“Është e rëndësishme të diskutojmë dy gjëra, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe problemet e tanishme, për tu siguruar që këto nuk do të ndalojnë rrugën” ka thënë Lajçak.

Lexo edhe:
Lajçak erdhi sërish në Kosovë, po mban takim me Kurtin

Më tutje, ai nuk ka pranuar të japë datë të takimit të ardhshëm.

“Ne dëshirojmë që në takimin e radhës të ketë diçka për të folur, kjo është edhe arsyeja e ardhjes sime këtu” ka thënë Lajçak.

Po ashtu Lajçak ka thënë se nuk ka ndonjë kornizë të re për dialogun dhe se takimi me Vuçiq pritet të ndodh javën tjetër në New York. /Shqip.com