Taika Waititi zbulon tatuazhin e ri dedikuar Rita Orës
Publikuar:
(12.02.2023 16:13:18)

Martesa e Rita Orës me regjisorin e njohur Taika Waititi, po vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave rozë.
Ata shpesh janë shfaqur krah njëri-tjetrit dhe kanë treguar se janë të lumtur.
Mirëpo, një veprim i fundit i regjisorit ka marrë vëmendjen e shumë ndjekësve.
Waititi ka publikuar në rrjetin social Instagram, tatuazhin e ri.
“I love Rugby”, ka shkruar ai poshtë postimit.
Mirëpo, ndjekësit e kuptuan “humorin” e tij dhe pohuan se ai tatuazh ishte për gruan e tij Ritën.
/Shqip.com