Tahirit nuk i kalon inati me Kurtin, e krahason me epitomën e Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka bartur debatin e djeshëm me kryeministrin Kurti në rrjetin Facebook.
Përmes një reagimi, Tahiri ka shkruar se përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetoj krimet e luftës deri me 31 dhjetor të vitit 2000, është epitomë e Serbisë.
Përveç tjerash, kryesusi i grupit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, shkruan se veprimet e Kurtit i shkojnë përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë.
Sipas tij lufta ka përfunduar në qershor të vitit 1999 dhe është e pakuptimt që krimet e luftës të trajtohen pas asaj date.
Njëherit Tahiri thotë se PDK-ja do ta kundërshtoj fuqishëm me secilin mjet, tentativën për tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme dhe antikombëtare.
Kujtojmë se dje gjatë seancës plenarë të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti në replikën e tij, iu drejtua Abelard Tahirit me “mjaft më, deputeti më shurdhues”./SHQIP.com
/Shqip.com