Tahiri: Sistemi i pagave në katrahurë
Publikuar:
(01.04.2023 12:45:29)

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin e mijërave zyrtarëve publikë lidhur me kompensimin në paga, ku sipas tij ka dy muaj që Ligji i Pagave ka hyrë në fuqi, ndërkaq nuk dihet saktë se sa është paga për secilën pozitë.
Sipas tij kjo ka vetëm se ka sjellë paqartësi, pabarazi, por ka krijuar pasiguri të madhe tek ta.
Tutje, Tahiri u shpreh se në këtë kohë krize, përtej halleve ditore, kjo paqartësi është nënvlerësim i punës, e këtu më së shumti preken profesionistët që po zgjedhin ta lënë sistemin publik.
/Shqip.com