Lajme

Tahiri pyet se a mund të ketë paqe në Ballkan me qasjen e Serbisë

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri
Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka pyetur se si mund të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor me qasjen që ka tani Serbia.

Sipas saj, s’mund të ketë paqe përderisa mohohet gjenocidi dhe ka glorifikime të kriminelëve të luftës.

“Mohimi i gjenocideve dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës – a mund të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor me një qasje të tillë të Serbisë zyrtare?”, ka shkruar Tahiri.

Reagimi i saj vjen pas vendosjes së muralit të Ratko Mladiq në Beograd.

Murali i Mladiqit

Mladiq është i dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për krimet dhe gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë ndaj popullatës joserbe.

Në Beograd gjendet edhe murali i kriminelit tjetër të luftës, Radovan Karagjiq. Edhe ai është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës./SHQIP.com