Tahiri pyet Kurtin: Ku jemi sot me liberalizim të vizave?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në fjalën e tij para deputetëve të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Më tutje Tahiri ka thënë se kjo çështje vjen në diskutim pasi dje nga Brukseli erdhi një lajm shumë i keq për këtë çështje.
“Si Kuvend nuk mund të rrimë të heshtur dhe s’mund të reflektojmë në një paaftësi serioze të qeverisë në raport me trajtimin e agjendës së Integrimit Evropian dhe liberalizim të vizave. Kthehuni mbrapa 2 muaj dhe lexoni deklaratat e kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe ministrave për vizat, e patën pru aq afër saqë më të vërtetë është duke e vendos kjo qasje, kjo paaftësi serioze, Kosovën në një situatë jashtëzakonisht të pafavorshme. S’ka informata as tash e as më herët se çka është duke ndodhur” ka thënë Tahiri.
Katër ditë më parë, Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka dorëzuar tek shtetet anёtare draftin e ri tё tekstit pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn.
“Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet vetëm nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se mё 1 dhjetor 2023.”, thuhet nё draftin mё tё ri.
Me kёtё edhe ka nisur procedura e heshtur e cila nёnkupton procedurё tё thjeshtёsuar tё miratimit ku ipet njё afat i caktuar kohor pёr reagim tё mudnshёm tё shteteve anёtare.
Parlamenti Evropian me vite ka qenё nё favor tё liberalizimit, ndёrsa nё Kёshill tё BE-sё votimi bёhet me shumicë tё kualifikuar qё nënkupton votёn e 55 pёr qind tё shteteve e tё cilat reflektojnё 66 pёr qind tё popullatёs sё pёrgjitghshme tё Bashkimit Evropian.
Presidenca çeke Akoma ёshtё optimiste se tё gjitha procedurat legjislative mund tё pёrfundojnё deri nё fund tё kёtij viti.
/Shqip.com