Tahiri: Ministrja Hajdari duhet të shkarkohet

Kuvendi i Kosovës ka nisur gjatë ditës së sotme punimet.
Në këtë seancë pritet të diskutohet pikat e rendit të mbetura nga seancat e vitit të kaluar.
Në fjalën e tij , shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar shkarkimin e Ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajadari.
Ai tha se Ministrja Hajdari duhet të shkarkohet pasi që e njëjta ka aktakuzë për shkak të mos deklarimit të pasurisë në ATK.
Me 14 tetor, Prokuroria e Shtetit kishte ngritur aktakuzë ndaj ministres Hajdari.
Në formularin e pasurisë, Hajdari kishte deklaruar se posedon një banes në vlerë prej 50 mijë eurove, që nuk e ka në emër të vetin, por është pronë e përbashkët familjare.
Gjithashtu Hajdari kishte deklaruar një veturë në vlerë prej 3 mijë eurove të tipit Ford dhe 900 euro para të gatshme në bankë. Ndërsa pagën mujore Hajdari e kishte deklaruar 1 mijë e 321 euro.
/Shqip.com