Tahiri kërkon të mos mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës
Publikuar:
(05.05.2022 10:35:21)

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.
Por me të nisur kjo seancë, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që kjo seancë të mos mbahet pa u themeluar Komisioni hetimor për Energjinë Elektrike.
‘’Kërkojmë që kjo seancë të mos mbahet. Kjo seancë është ftuar pa miratimin tonë. Ne kërkojmë që seancë të mbahet pas themelimit të Komisionit hetimor për energjinë elektrike’’ ka thënë Tahiri.
Tash e një kohë partitë opozitare po e kërkojnë themelimin e këtij komisioni. Në disa raste partitë opozitare kanë bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës./Shqip.com