Lajme

Tahiri: I kemi 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor, të hyjë në rend dite

Kuvendi i Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur t’i mbledh 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës në Kuvend kërkoi që të hyjë në rend dite formimi i këtij Komisioni, e më pastaj të vazhdojnë me marrëveshjet.

“Meqenëse jemi në fillim të seancës si grup i PDK dhe për komisionin hetimor kemi propozuar komisionin hetimor që është përkrahur nga 40 deputetë. Ne e kemi diskutuar edhe në seancën e kaluar dhe përmes këtij mocioni kërkojmë nga grupet parlamentare ta përkrahin formimin e këtij komisioni dhe kërkojmë të futet në rend dite dhe pastaj votojmë për marrëveshjet”, tha Tahiri para deputetëve.

Lexo edhe:
Nuk votohet komisioni për hetimin e situatës energjetike

Theksojmë me 23 vota për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës në seancën e 28 marsit nuk e miratoi themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës

Në shenjë revolte, deputetët e opozitës PDK, LDK, AAK kishin lëshuar seancën.

Ky komisionin ishte paraparë të ketë mandat gjashtëmujor./Shqip.com