Tahiri-Haxhiut: BE nuk ju lejon ta bëni Vettingun, vëllau i zv.ministrit merret me fajde

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i tha ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se nuk mund të bëjnë Vettingun pasi që në stafin e saj ka “njerëz të kriminalizuar”, përcjell Shqip.com.
Duke folur për procesin e Vettingut, Tahiri tha se Bashkimi Evropian nuk i lejon ata ta zhvillojnë këtë proces, pasi që edhe “vëllau i zëvendësministrit të Drejtësisë është i involvuar në fajde”.
Tutje, Tahiri ka hedhur akuza ndaj ministres Haxhiu dhe stafit të saj duke thënë se nuk janë profesional.
“Ki staf, njerëz të kriminalizum, vëllai i zv/ministrit i involvum në fajde, jep pare me fajde, qet harraq, është ministër i drejtësisë. Ku me të lënë BE-ja me bë Vetting, me u marr me konfiskim. Ju jeni kompromitum. Është e pamundshme…”, tha Tahiri./SHQIP.com