Szunyog: Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë
Publikuar:
(25.06.2023 14:44:18)

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáss Szunyog ka ngushëlluar familjen nga Peja e cila humbi dy anëtarë të saj në vërshimet e mbrëmshme.
Ai përmes një postimi në Twitter iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“ I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë mbrëmë.
Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe rindërtim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reaguesit e parë, policinë dhe FSK-në”, tha ai.
/Shqip.com