Lajme

Szunyog prezanton raportin e Komisionit Evropian të vitit 2021 për Kosovën

Shefi i BE-së në raportim para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka prezantuar raportin e Komisionit Evropian të vitit 2021 për Kosovën në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyog tha se në këtë takim kanë rënë dakord që të punojnë së bashku dhe të ndjekin nga afër zbatimin e reformave të nevojshme.

Shefi i BE-së në Kosovë duke raportuar para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

“Sapo e prezantova Raportin e Kosovës në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane. Ne ramë dakord të punojmë së bashku dhe të ndjekim bashkërisht dhe nga afër zbatimin e reformave të nevojshme për të mirën e popullit”, ka shkruar Szunyog në Twitter./SHQIP.com