Szunyog: I kënaqur që Këshilli i BE-së mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur që Këshilli i BE-së ka miratuar konkluzionet lidhur me procesin e zgjerimit dhe asocimit.
Ai ka shkrur se është i kënaqur që këshilli e ka mbështetur liberalizimin e vizave për qyetarët e Kosovës.
“Me kënaqësi të theksoj se Këshilli i Bashkimit Evropian sot mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pret negociatat e shpejta dhe të suksesshme me Parlamentin Evropian për ndryshimet e nevojshme në një Rregullore përkatëse”, ka shkruar Szunyog.
Szunyog ka folur edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë, ku ka bërë thirrje për arritjen një marrëveshje përfundimtare.
“Më tej u përshëndet vazhdimi i Dialogut i lehtësuar nga #BE dhe i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.
Gjithashtu u përshëndet progresi i vazhdueshëm i Kosovës në forcimin e demokracisë dhe #Sundimit të Ligjit, administrimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, antiterrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, ka shkruar Szunyog.
/Shqip.com