Lajme

Sveçla: Situata në veri e tensionuar, por jo nga vendimi i Qeverisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se situata në veri të është e tensionuar dhe jo për shkak të vendimit të Qeverisë për targat.

Përmes një konference për media, Sveçla tha se këto tensione janë për shkak të pakënaqësisë së strukturave kriminale atje.

“Situata atje është e tensionuar jo për shkak vendimeve të Qeverisë së Kosovës , jo për shkak të legalitetit apo legjitimitetit të këtyre vendimeve por për shkak se ka një pakënaqësi të strukturave ekstremiste, kriminale atje. Mos të harrojmë se prej ardhjes në qeverisje ne, kemi insistuar në sundim të rendit dhe ligjit atje, kemi luftuar kontrabandën jashtëzakonisht suksesshëm atje për çka edhe jemi përgëzuar nga aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtar, kjo është njëra ndër arsyjet”.

Sveçla tha se targat janë vetëm një pretekst për të zhvendosur fokusin e opinionit publik nga refuzimi i tetë opsioneve të BE-së nga ana e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Arsyje tjetër është ajo se çfarë kryeministri e përmendi në fjalën e tij e që janë propozimet për marrëveshje që siç duket nuk janë të pranushme për Serbinë dhe këto grupe ekstremiste ajo i shfrytëzon që të bëjnë një fokus të opinionit publik e sidomos të këtyre të brendshëm në çështje të tjera dhe targat janë marrë si pretekst”.

Tensionet në veri, i pari i këtij dikasteri thotë se kanë një petk politik.

“Rezistenca e këtyre grupeve herë ka qenë e armatosur, ju e dini shumë mirë  sepse kemi fol edhe këtu që ka pasur diku rreth 11 sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës gjatë kësaj kohe e që ka qenë e veshur me një petk politik i cili është marrë nga Beogradi drejtpërdrejtë. Ne kemi figura publike të cilët janë në ndjekje nga organet e sigurisë së Kosovës e të cilët janë në listën e zezë të thesarit të SHBA-ve por që janë shumë të afërt politikisht dhe privatisht me presidentin e Serbisë”.

Ndërsa, vendimin për targa, ministri i Mbrojtjes e quan të arsyeshëm dhe të ligjshëm.

/Shqip.com