Lajme

Sveçla: Oficerit serb në PK ju dogj vetura me targat RKS, Vuçiqi të ndaloj mbështetjen e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se gjatë ditës së sotme një oficeri serb të Policisë së Kosovës ju është djegur makina.

Përmes një postimi në Twitter, Sveçla tha se ky akt u krye nga strukturat ilegale pasi që makina e oficerit ishte me targa legale RKS.

“Prirjet frikësuese vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i PK-së u sulmua nga strukturat ilegale që dogjën makinën e tij me targa të ligjshme RKS”, shkroi Sveçla.

Sveçla tha se jo është ftesë e hapur për të luftuar institucionet e Kosovës si dhe i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit që të ndalojë mbështetjen e akteve të dhunës.

“Kjo është një ftesë e hapur për të luftuar institucionet e Kosovës. I kërkojmë Vuçiçit të ndalojë mbështetjen e akteve të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të RKS-së”.

Sveçla: Është sulmuar shtëpia e një rreshteri të Policisë së Kosovës  pas ndryshimit të tabelave nga ato ilegale në legale – SHQIP.com

Para më shumë se dy javësh, Sveçla ka bërë të ditur se shtëpia e një rreshteri të Policisë së Kosovës është sulmuar pasi ky i fundit ka vendosur që bëjë ndryshimin e tabelave nga ato ilegale në legale./Shqip.com