Lajme

Sveçla, Nagavci dhe Gexha në Spitalin e Pejës

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe me zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, janë nisur për në Spitalin e Pejës, ku po trajtohet i plagosuri nga sulmi me armë zjarri ndaj autobusit në Deçan, transmeton Shqip.com.

Nagavci dhe Gexha u nisën më herët derisa Sveçla ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri për t’u nisur drejt Deçanit.

Teksa për vizitën e tyre njoftuan nga Qeveria e Kosovës, ministrja Nagavci ka kërkuar që të mos u zbulohet identiteti nxënësve që mbetën të vrarë në këtë sulm.

“Rasti është shumë i rëndë dhe shpresoj që kriminelët të vihen para drejtësisë”, ka thënë ajo për KK.

“Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të sulmit me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan. Për të vizituar të plagosurin që po trajtohet në spital, drejt Pejës janë nisur ministrja e Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan. Organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit”, ka njoftuar më tej Qeveria Qeveria. /Shqip.com