Lajme

Sveçla: Kemi ndërtuar tri stacione policore në veri, një tjetër është në ndërtim

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka tashmë tri baza në veri të vendit.

Ai ka thënë se në ndërtim e sipër është edhe një bazë e re(stacion policor), pasi tashmë kemi policinë 24 orë atje.

“Tash kemi situatë tjetër. Kemi policinë e Kosovës, e cila është e vendosur atje 24 orë, kemi ndërtuar katër baza të policisë së kufirit për ndërhyrjen e shpejtë, kemi ndërtuar tre stacione të policisë së kufirit në zonën e gjelbër, kemi shtrirë sinjalin e 044 dhe 049…”, ka thënë Sveçla.

Ai tha se gjithë kjo është bërë që t’i garantojmë policisë një ambient të sigurte në atë territor që do të mbizotërojë rendi dhe ligji.

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla

“Tri nga to, tashmë kanë përfunduar, njëra është në përfundim e sipër. Tri stacione policore tashmë janë përfunduar, një tjetër është në përfundim e sipër. Do të vazhdojmë në këtë mënyrë, në mënyrë që t’ia mundësojmë Policisë së Kosovës, që jo vetëm sigurt, por edhe me komoditetin e nevojshëm të veprojë në atë territor që të garantojmë rend dhe ligj edhe në atë pjesë”, ka thënë ai në T7.

Sveçla, po ashtu, ka thënë se tanimë në veri është një njësit i ri për ndërhyrje të shpejta kufitare, që themeluar së fundmi.

“Kemi edhe njësinë e re, njësinë e ndërhyrjes së shpejti për kufirin, por është jashtëzakonisht e përgatitur. Është njësi që kanë qenë pjesë e njësiteve të tjera”, ka sqaruar ai gjatë emisionit.

Ai më tej tha se Kosova ka mbështetjen edhe të aleatëve të saj që të garantojë rend dhe ligj në atë pjesë.

Patrollimi i Policisë

Tutje ai ka bërë të ditur se gjatë kohës që Policia e Kosovë ka bërë testim për patrullim në liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë.

Lexo edhe:
Sveçla: U sulmuan me armë gjatë testimit për patrullim në liqenin e Ujmanit

Sveçla ka treguar se kjo ka ndodhur rreth 2 javë më parë.

“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojshëm që t’i evitojmë raste të tilla”, tha Svecla.

Po ashtu Sveçla ka bërë të ditur se kontrollimi do të ndodhë 24 orë, 7 ditë në javë./Shqip.com