Lajme

Sveçla: Janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla, shpejtë do të sillen para drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Ai e ka dënuar sulmin ndaj Sylës, derisa ka shtuar se kryesit e këtij akti do të sillen shumë shpejt para drejtësisë.

Lexo edhe:
Reagon Valon Syla, u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik

Pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë. Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacenueshme dhe të padiskutueshme”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

/Shqip.com