Lajme

Suspendohet mësuesi 63 vjeçar në Vushtrri, i ngritet aktakuzë për ngacmim seksual

Një mësimdhënës nga Vushtrria me inicialet F.K., është suspenduar nga puna pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa nxënëse.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor, por nuk ka pranuar të jap detaje tjera.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Zëdhënësi Valon Preteni, ka deklaruar se ndaj mësimdhënësit është ngritur aktakuzë për dy vepra penale.

“Mësimdhënësit me inicialet F.K., i është ngritur aktakuzë më 20 dhjetor. I njëjti dyshohet për dy vepra penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ dhe ‘Ngacmim seksual’”, ka thënë Preteni.

/Shqip.com