Sport Shqiptar

Sulmuesi i kombëtares gati për transferim në La Liga

Jasir Asani gjithnjë e më afër transferimit në La Liga.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka arritur marrëveshjen me Las Palmasin, klub që po negocion tashmë me koreano-jugorët e Gwangju për çmimin e kartonit.

Ashtu siç pati njoftuar SuperSport që në janar, Asani ka një marrëveshje me Las Palmasin në të gjithë detajet, por asokohe transferimi dështoi për shkak të rritjes së pretendimeve të Gwangju nga 1.5 milionë euro, në katër milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Pas 6 muajsh të kaluara në tribunë nga ana e Asanit, duket se klubi koreano-jugor ka vendosur të ulë pretendimet dhe palët po negociojnë për të kompletuar transferimin e sulmuesit në elitën e futbollit spanjoll.

/Shqip.com