Sulmuan një femër seksualisht, arrestohen dy persona
Publikuar:
(20.12.2021 10:47:21)

Në Mitrovicë, të dielën – janë arrestuar dy persona.
Dyshohen se e sulmuan një vajzë seksualisht.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit ditor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar seksualisht-dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /SHQIP.COM