Sulmoi prindërit fizikisht, arrestohet
Publikuar:
(05.12.2021 08:51:07)

E kishin një mosmarrëveshje në familje. Por, djali esklaoi – sulmoi prindërit e tij.
Sigurisht, pasi rasti u raportua ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në Rahovec, të shtunën.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin njëzetekatër orësh të Policisë.
Rasti është duke u hetuar edhe më tutje. /Shqip.com