Sulmohet seksualisht një e mitur në Podujevë
Publikuar:
(11.03.2023 11:47:27)

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:30, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 10.03.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
/Shqip.com