Sulmohet politikani serb, ia përplasin kokën për muri

Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG) në Serbi, Pavlle Grboviq, është sulmuar sot.
Sipas medias serbe, Nova, Grboviq është sulmuar para qendrës së votimit Nova Galenika në Beograd.
Siç shihet në video, nëtarët e SNS-së, parti kjo e cila udhëhiqet nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po përdornin listat paralele të votuesve, pas së cilës dhjetë prej tyre e sulmuan Grboviq fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ndryshe, në Serbi sot po mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë të serbëve që do të kenë mundësi të votojnë.
Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.
Serbët nga Kosova do të votojnë në Tutin, Rashkë, Kurshumli e Vranjë./Shqip.com