Lajme

Sulmohet me thikë në kokë një polic në Suharekë

Policia e Kosovës.

Një zyrtar policor është sulmuar me thikë në kokë paraditen e së hënës në fshatin Samadraxhë të Suharekës, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy zyrtarë kishin shkuar për një rast të raportuar në këtë fshat për dhunë në familje, ku i dyshuari kishte sulmuar policin.

Tutje, PK ka njoftuar se policit të sulmuar i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, teksa është bërë e ditur se është jashtë rrezikut për jetë.

“Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policor më një mjet të prehtë thike që për pasojë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës.

Zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes më pastaj duke u dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Mjeku kujdestar ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Kurse, i dyshuari i cili konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë pasi që edhe më herët kishte sulmuar një zyrtar policor, është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë./SHQIP.com