Lajme

Meta kërkon divorcin nga Monika Kryemadhi, caktohet gjyqtarja që ka në dorë çështjen

Fahrije Budo (Stringa) është gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zgjidhjen e martesës nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi.

Këtë të mërkurë, u hodh shorti elektronik, gjashtë ditë pas regjistrimit të kërkesë padisë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka si paditës shtetasin Ilir Meta dhe të paditur shtetasen, Monika Kryemadhi.

Gjyqtarja Budo ka kaluar procesin e vetting-ut dhe është konfirmuar në këtë detyrë.

/Shqip.com