Sulmohet me armë një berberhane në Fier/ Detajet e para të ngjarjes
Publikuar:
(24.12.2023 19:15:18)

Të shtëna me armë janë raportuar drejt një biznesi në Fier. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim.
Në informacionet parapake 30-vjeçari me iniciale G. M., ka qëlluar me armë drejt berberhanes së 33-vjeçarit B. K.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Shqip.com