Lajme

Sulmohet fizikisht një i burgosur në Dubravë

Qendra Korrektuese në Dubravë

Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në ambientet e qendrës.

Rasti kishte ndodhur të martën, ndërsa në polici është raportuar një ditë më pas.

“Qendra Korrektuese, Dubravë, 11.01.2022-13:50. Me 12.01.2022 është raportuar se në ambientin e  qendrës, pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (të burgosur)”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar si “Lëndim i lehtë trupor”./SHQIP.com