Sulmi vdekjeprurës në qytet, kryebashkiaku i Kievit pranon: Ndoshta duhet të heqim dorë nga territoret për paqe

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon kategorikisht dhënien e territorit Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko thotë se Ukraina mund të duhet të tërhiqet.
“Një nga skenarët është… dhënia me koncesion e tokave. Nuk është e drejtë. Por për paqen e përkohshme, ndoshta është një zgjidhje, e përkohshme,” tha ai për BBC.
Ai gjithashtu theksoi se populli ukrainas “nuk do të pranojë kurrë pushtimin” nga Rusia, por ndoshta presidenti Zelensky do të detyrohet të marrë një “zgjidhje të dhimbshme” për të arritur paqen.
Kur u pyet nëse Zelensky ka diskutuar detaje të një zgjidhjeje të mundshme me të, Klitschko u përgjigj troç: “Jo”. “Presidenti Zelensky po e bën vetë. Nuk është përgjegjësia ime,” shtoi ai.
Duhet theksuar se Klitschko dhe Zelensky janë rivalë politikë, Kryebashkiaku e ka akuzuar vazhdimisht presidentin dhe ekipin e tij se po përpiqen të minojnë autoritetin e tij.
Duke iu referuar grindjes midis Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, kryebashkiaku sugjeroi se çështjet kryesore midis politikanëve të lartë është më mirë të diskutohen “pa kamera”.
/Shqip.com