Lajme

Sulmi që nisi luftën!

Nga Laura Lucchini, Francesca Caferri, Paola Cipriani

Sulmi i njëkohshëm i Hamasit mbi qytetet dhe fshatrat izraelite shënoi një ndërprerje të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe filloi një luftë të përgjakshme.

Mëngjesin e 7 tetorit 2023, Hamasi nisi një sulm kundër Izraelit, duke goditur njëkohësisht qytetin e Sderot, rreth njëzet fshatra në jug të vendit, dy reparte ushtarake dhe një festival muzikor që po zhvillohej në atë zonë. Mijëra milici nga Rripi i Gazës arritën të futen në tokën hebrenje.

Numri i viktimave të asaj dite ishte 1400 izraelitë të vrarë, mes të cilëve 823 civilë, 321 ushtarë, dhjetëra trupa ende për t’u identifikuar. Viktimat, duke përfshirë gra, të mitur dhe të moshuar, iu nënshtruan torturës dhe abuzimit.

Në shumë raste trupat janë djegur dhe për këtë arsye janë të vështira për t’u identifikuar. 240 persona u dërguar me forcë në Gaza dhe aktualisht mbahen peng nga militantët e Hamasit. Më shumë se 3 mijë mbetën të plagosur.

Në këtë speciale, La Repubblica mblodhi, verifikoi dhe gjeolokalizoi video survejimi, videoi të postuara nga fqinjët ose nga vetë milicët gjatë sulmit në qendrat më të prekura.

Numri i të vdekurve për çdo vend është i përafërt ose merret duke ndërthurur burime të ndryshme.

Në përgjigje të sulmit, Izraeli nisi një operacion ushtarak kundër Gazës: Numri i të vdekurve është mbi 10 mijë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Rripit të Gazës, të kontrolluar nga Hamasi.

/Shqip.com