Sulmet ruse vrasin një person dhe plagosin një tjetër në Zaporizhzhia
Publikuar:
(22.08.2023 10:19:12)

Sulmet ruse kanë vrarë një 51-vjeçar dhe ka plagosur një tjetër ukrainas në rajonin e Zaporizhzhias gjatë mesnatës.
Lajmi është konfirmuar nga shefi i administratës së rajonit, Yurii Malashko, i cili në një postim në Telegram shkruan se Zaporizhzhia u godit 96 herë nga raketat ruse.
Përpos dëmeve në njerëz, po ashtu janë dëmtuar disa shtëpi dhe ndërtesa.
/Shqip.com