Sulm terrorist në Jerusalem
Publikuar:
(24.04.2023 18:22:37)

Të paktën pesë persona janë plagosur në gjendje të rëndë në Jerusalem.
Mediat e huaja shkruajnë se ata janë përplasur nga një makinë në tregun e fruta-perimeve në Mahane Yehuda.
Autoritetet vendase e kanë quajtur aksidentin si sulm terrorist.
“Ishte një përpjekje për të vrarë qytetarët e Izraelit”, tha kryeministri i vendit, Benyamin Netayahu.
Mësohet se autori është kapur nga autoritetet.
/Shqip.com